Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Goditet me vezë Senatori që fajësoi myslimanët për sulmin në Zelandë të Re, pason përleshja

Fraser Anning, Senator në Australi, dje shkaktoi shumë zemërim pasi akuzoi myslimanët për sulmin e djeshëm në Zelandë të Re ku u vranë 49 myslimanë teksa faleshin në xhami.

“Jam kundër çfarëdo lloj dhune në komunitetin tonë dhe i dënoj veprimet e personit të armatosur në Zelandë të Re. Edhe pse ky lloj dhune kurrë nuk mund të arsyetohet, ai shpërfaq rritjen e frikës në komunitetin tonë, si në Australi ashtu edhe në Zelandë të Re nga rritja e prezencës së myslimanëve”, deklaroi mes tjerash Anning, transmeton Koha.net.

Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të shumta, teksa gjatë një konference për media, Anning u godit me vezë nga një 17-vjeçar.

Pasi goditet me vezë në kokë, ndodh një përleshje e shkurtër mes tyre dhe të dytë përfundojnë në tokë.