Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjykata Supreme në Britani e quan të paligjshëm planin për dërgim të emigrantëve në Ruandë

Gjykata Supreme në Britaninë e Madhe të mërkurën ka vendosur që ta hedhë poshtë planin për dërgimin e emigrantëve në Ruandë, duke e konsideruar si vendim të paligjshëm.

Vendimi vlerësohet si kthim mbrapa për planet e kryeministrit Rishi Sunak, i cili vazhdon të jetë në telashe me çështjen e emigrantëve.

Paneli prej pesë personash në gjykatën më të lartë britanike ka qenë në linjë me vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila ka thënë se kjo politikë specifike nuk ka qenë në përputhje me traktatet ndërkombëtare të cilat i ka nënshkruar Britania.

Gjyqtarët kanë thënë se pajtohen me vlerësimin e Apelit që vendimi ka rrezikuar me përballje të refugjatëve me persekutim.

Konservatorët e partisë së Sunakut kanë insistuar që skema e Ruandës është kyçe për luftim të imigrimit ilegal që bëhet prej Kanalit anglez, me anije të vogla. Në listën për dërgim në Ruandë pati edhe shqiptarë.

Edhe Parlamenti miraton projektligjin për dëbimin e emigrantëve në Ruandë Botë Parlamenti miraton projektligjin për dëbimin e emigrantëve në Ruandë

Mirëpo vendimi i së mërkurës i jep fund një sage të nisur në prill të vitit të kaluar, kur Britania e ka nënshkruar një marrëveshje me Ruandën për të dërguar emigrantë pa dokumente në qendra të përkohshme në atë shtet.

Qeveria e udhëhequr nga Sunaku ka thënë se tani do të shikojë për plane të tjera, në përputhje me Supremen, për të luftuar emigrimin.