Austria dhe Britania e Madhe kanë rënë dakord që të punojnë së bashku për të ndryshuar sistemin ligjor brenda Evropës, për të lejuar deportimin e emigrantëve në vende të treta të sigurta.
Kancelari austriak Karl Nehammer e ka lavdëruar planin e Britanisë së Madhe për depërtimin e emigrantëve në Ruanda.
Në fund të prillit, Parlamenti Britanik miratoi legjislacionin për dërgimin e disa emigrantëve në Ruanda, duke synuar parandalimin e kalimeve të rrezikshme të Kanalit Anglez nga emigrantë, qëllimi i të cilëve është arritja në Britaninë e Madhe.
Austria është një nga 15 prej 27 vendeve të BE-së që javën e kaluar bëri thirrje për më shumë marrëveshje me vendet ku emigrantët largohen ose udhëtojnë për të arritur në Evropë, raporton “Associated Press”.
Kjo thirrje erdhi pasi vendet e BE-së kanë miratuar reforma gjithëpërfshirëse për sistemin e dështuar të azilit.
-
BE-ja propozon lejimin e deportimit të azilkërkuesve në vendet e treta
-
Britania e Madhe lidh marrëveshje me Kosovën për parandalimin e kontrabandimit të emigrantëve
-
Kritikohet Britania për miratimin e projektligjit për dëbimin e emigrantëve
-
Parlamenti miraton projektligjin për dëbimin e emigrantëve në Ruandë
-
Gjykata Supreme në Britani e quan të paligjshëm planin për dërgim të emigrantëve në Ruandë