Kryeministri i Britanisë së madhe, Rishi Sunak, ka premtuar të sjellë ligje të reja për të trajtuar emigracionin e paligjshëm, duke thënë se kushdo që vjen në Britani ilegalisht nuk do të lejohet të qëndrojë. Ai konfirmoi gjithashtu një marrëveshje me Shqipërinë për këtë çështje.
Duke bërë një sërë njoftimesh në dhomën e komunave në Parlamentin britanik, Sunak ka thënë se legjislacioni do të futet në fillim të vitit të ardhshëm dhe do të thotë se njerëzit që nuk shkojnë në Britani përmes rrugëve legale dhe të sigurta do të ndalohen dhe do të kthehen me shpejtësi ose në atdheun e tyre ose një vend të sigurt ku do të shqyrtohet kërkesa e tyre për azil. Shtoi se ata që hyjnë ilegalisht nuk do të jenë më në gjendje të pengojnë depërtimet me pretendime ose apelime të vonuara ose të rreme.
Por ai u zotua të punojë me Agjencinë e OKB-së për Refugjatët për të krijuar më shumë rrugë ligjore që Britania e Madhe të mbetet një strehë e sigurt për më të cenuarit.
Kryeministri njoftoi gjithashtu se qeveria do të rifillonte fluturimet e saj të diskutueshme për në Ruandë për të deportuar ata që vijnë ilegalisht.
Është rënë dakord, sipas Sunakut, një me marrëveshje me Shqipërinë për të kthyer të gjithë qytetarët që shkojnë në Britani përmes Kanalit me varka të vogla.
“Zgjidhja nuk duhet të jetë vetëm ajo që funksionon, por ajo që është e drejtë. Është e padrejtë që njerëzit vijnë këtu ilegalisht”, ka thënë Sunak.
-
Parlamenti miraton projektligjin për dëbimin e emigrantëve në Ruandë
-
Sunak thotë se plani i migracionit ka filluar të funksionojë
-
Çështja e refugjatëve, temë diskutimi në takimin Sunak-Rama
-
Britania do ta ndalojë qëndrimin e atyre që tentojnë të rrinë ilegalisht
-
Britania do t’i kthejë mbrapsht “brenda ditësh” njerëzit që hyjnë ilegalisht në këtë shtet