Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, ka treguar se plani i tij për të ndaluar migrimin e paligjshëm po funksionon.
Në një konferencë për media , Sunak ka bërë të ditur se numri i njerëzve që përpiqeshin të kalonin Kanalin Anglez me varka të vogla ishte ulur me 20 për qind që kur Qeveria nisi planin e saj të migrimit të paligjshëm.
Sipas tij, është hera e parë që nga fillimi i janarit që shifrat tash kanë rënë në krahasim me një vit më parë.
Sunak ka thënë se Qeveria ende ka rrugë të gjatë për të bërë. Ai është shprehur se nuk do të pushojë derisa varkat të ndalen. Ai ka thënë se Qeveria është e vendosur që çdo mjet që ka në dispozicion ta përdorë për ta zgjidhur këtë çështje.
Artikuj të ngjashëm
-
Britania do ta ndalojë qëndrimin e atyre që tentojnë të rrinë ilegalisht
-
Britania konfirmon marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët e paligjshëm
-
Shpëtohen rreth 80 migrantë që po kalonin Kanalin Anglez me një anije të vogël
-
Parlamenti miraton projektligjin për dëbimin e emigrantëve në Ruandë
-
Rama akuzon Qeverinë e Britanisë se po e “përtërin dramën” për emigrantët shqiptarë