Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) po kërkon urdhërarreste për zyrtarët talebanë për krime të dyshuara me bazë gjinore, teksa grupi vazhdon të godasë të drejtat e grave në Afganistan.
Në një deklaratë të enjten, zyra e prokurorit të GJNP-së ka thënë se “ka arsye të bazuar për të besuar se lideri suprem i talibanëve, Haibatullah Akhundzada dhe shefi i drejtësisë së "Emiratit Islamik të Afganistanit", Abdul Hakim Haqqani, mbajnë përgjegjësi penale për krim kundër njerëzimit me "bazë gjinore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKërkesat për urdhërarreste të kërkuara nga lryeprokurori i GJNP-së, Karim Khan, duhet të miratohen nga një gjyqtar. Edhe nëse urdhërarrestet lëshohen, gjykata me bazë në Holandë nuk ka mekanizmin e saj të zbatimit dhe mbështetet tek vendet nënshkruese për të kryer arrestime, raporton CNN.
Që kur talebanët morën përsëri kontrollin e Afganistanit në gusht të vitit 2021, gratë dhe vajzat janë ndaluar nga jeta publike.
Qeveria talebane fillimisht u paraqit si më e moderuar se versioni i grupit që sundonte në vitet '90, madje duke thënë se do t'i lejonte gratë të vazhdonin shkollimin e tyre.
Në vend të kësaj, grupi islamik i linjës së ashpër i ka ndaluar gratë të shkojnë në universitet, ka mbyllur shkollat e mesme dhe sallonet e bukurisë dhe ka ndaluar gratë të punojnë në OJQ, përfshirë Kombet e Bashkuara.