Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjermania ndan 100 miliardë euro shtesë buxhet për ushtri

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka njoftuar se do të rrisë buxhetin për forcim të ushtrisë.

Duke folur në një seancë emergjente në Parlamentin e Gjermanisë, ai ka thënë se 100 miliardë euro do t’i shtohen buxhetit të ushtrisë së Gjermanisë këtë vit.

Nënkupton se Gjermania tash do të shpenzojë më tepër se 2 për qind të GDP-së vjetore në mbrojtje.

Vendimi i Gjermanisë ka ardhur pak ditë pas pushtimit rus të Ukrainës. Rusia nisi ofensivën në Ukrainë të enjten.

Gjermania ndërkohë ka premtuar se do të fillojë të dërgojë armatim te Ukraina.

Kancelari gjerman Scholz tha se “bota është futur në një epokë të re” pas pushtimit rus të Ukrainës.