Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka thënë se shteti i tij do të vazhdojë të përkrah Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Në një konferencë për media së bashku me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy në Berlin, Scholzi ka thënë se shpreson që lufta të përfundojë shpejtë, gjithashtu edhe me përkrahjen ushtarake të Gjermanisë.
Kancelari gjerman ka thënë se shtetet perëndimore do të jenë në gjendje ta përkrahin Ukrainën për kohë më të gjatë. Presidenti ukrainas ka nisur një tjetër turne evropian për të siguruar armë të tjera dhe fonde për rindërtimin e Ukrainës.
Kjo ishte vizita e tij e parë në Berlin që prej fillimit të pushtimit rus. Një ditë më parë, shteti gjerman ka konfirmuar se do t’i ofrojë Ukranës pakon e re ushtarake në vlerë prej 2.7 miliardë eurove. Në këtë pako përfshihen tanke, sisteme kundër-ajrore dhe armatim.