Autoritetet gjermane raportohet se sekuestruan superjahtin 600 milionë dollarësh që i përkiste miliarderit rus Alisher Usmanov në një kantier detar në Hamburg të mërkurën.
Usmanov ishte në listën e miliarderëve që do të përballeshin me sanksione nga Bashkimi Evropian në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.
Një raport i Forbes bazuar në tre burime në industrinë e jahteve tha se jahti i tij me vlerë 600 milionë dollarë dhe që konsiderohet si jahti më i madh motorik në botë për nga tonazhi bruto, u sekuestrua nga autoritetet gjermane të mërkurën.
Perëndimi ka njoftuar për sanksionet me të cilat do të përballen edhe miliarderët rusë në Evropë.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjermania sekuestron superjahtin e miliarderit rus Usmanov
-
Rusëve iu sekuestrohen jahte në vlerë 126 milionë euro në portet italiane
-
Franca sekuestron jahtin 108 milionë eurosh të oligarkut rus
-
Policia gjermane bastis pronat e oligarkut rus në Bavari
-
Afrika e Jugut refuzon ta sekuestrojë superjahtin e oligarkut të sanksionuar rus