Komandanti i përgjithshëm ukrainas, Valeriy Zaluzhny, deklaroi se afro 9 mijë ushtarë ukrainas janë vrarë qëkur nisi pushtimi rus në Ukrainë, raportoi “Al Jazeera” të hënën.
Zaluzhyn tha se shteti duhet të kujdeset për shumë fëmijë ukrainas, pasi “baballarët e tyre kanë shkuar në front dhe ndoshta janë në mesin e 9 mijë heronjve të vrarë”.
Kombet e Bashkuara bënë të ditur se 5.587 civilë janë vrarë e të paktën 7.800 janë plagosur, ndonëse shifrat u cilësuan “jashtëzakonisht të përgjithshme”.
Zyrtarët ushtarakë amerikanë dy javë më parë deklaruan se forcat ruse i kanë humbur nga 70 mijë deri në 80 mijë ushtarë në luftë. Këtu llogariten të vrarët, të plagosurit dhe ata të zënë robë.
Agjencia e OKB-së për fëmijë bëri të ditur se 972 fëmijë ukrainas u vranë ose u plagosën që nga 24 shkurti, kur nisi pushtimi. Drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell, deklaroi se shifrat janë verifikuar nga OKB-ja, por që “besojnë që numri të jetë shumë më i lartë”.
-
Zelensky: Më shumë se 46,000 ushtarë ukrainas të vrarë nga pushtimi rus
-
SHBA-ja pretendon për 200 mijë ushtarë viktima në luftën në Ukrainë
-
Ukraina: Gati 9 mijë ushtarë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus
-
Zeleneksy: Numri i ushtarëve urkrainas të vdekur në fushëbetejë është 55,000
-
BBC: Mbi 50 mijë ushtarë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë