Ekipet e kërkim-shpëtimi kanë gjetur 20 trupa nga përplasja e një aeroplani i cili po bartte 22 persona, kanë bërë të ditur zyrtarët.
Mbetjet e aeroplanit të operuar nga transportuesi nepalez Tara Air, u gjetën në distriktin e Mustangut në veri të Nepalit.
Avioni me pasagjerë ishte në fluturim për 20 minuta kur humbi kontaktin me kontrollin e trafikut ajror, pesë minuta para se të zbriste në tokë.
Kërkimi po vazhdon për pasagjerët e tjerë, kanë thënë zyrtarët, shkruan BBC.
“Ne kemi gjetur 20 trupa të vdekur, trupi i një personi tjetër është gjetur dhe ekipet e shpëtimit po përpiqen ta nxjerrin atë nga terreni i vështirë malor”, ka thënë zëdhënësi i Autoritetit të Aviacionit Civili, Deo Chandra Lal Karn.
Edhe
Rrëzimi i avionit në Nepal, s’ka shpresë për të gjetur të mbijetuar
Ai ka shtuar se ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar ende për trupat e pasagjerëve.
Katër indianë, dy gjermanë dhe 16 nepalezë ishin në bord sipas raporteve.