Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Konfirmohet vdekja e 14 personave nga rrëzimi i aeroplanit në Nepal

14 trupa janë identifikuar nga 22 sa ishin në bordin e aeroplanit që u zhduk të dielën në Nepal, ka shkruar të hënën Reuters.

Autoritetet e Nepalit kanë njoftuar se aeroplani është gjetur i rrëzuar në një rajon të largët, ndërsa trupat e gjetur janë larguar nga aty.

"Kërkimi për të tjerët po vazhdon”, ka thënë Tek Raj Sitaula, zëdhënës i Aeroportit Ndërkombëtar Tribhuvan në kryeqytetin e Nepalit, Katmandu.

Aeroplani i “Tara Airlines”, i cili është nisur në një fluturim të planifikuar 15-minutësh për në qytetin malor të Jomsomit, është ngritur nga Pokhara, 200 km në lindje të Katmandut, por humbi kontaktin me kullën e aeroportit menjëherë pas ngritjes.

Brenda këtij aeroplani ishin 19 pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit.

Edhe Aeroplani me 22 persona brenda zhduket në Nepal Botë Aeroplani me 22 persona brenda zhduket në Nepal

Moti i keq ka penguar për disa kohë operacionin e kërkimit, pasi dukshmëria ishte e dobët gjatë së dielës.