Rrëzimi i një avioni në Nepal, ku mbetën të vdekur 72 persona besohet se ka ndodhur si rezultat i ndërprerjes së gabuar të energjisë nga pilotët, thuhet në një raport nga hetuesit qeveritarë në Nepal.
Kjo shkaktoi një humbje të shtytjes që çoi në një "ngecje aerodinamike". Avioni po fluturonte nga kryeqyteti Katmandu për në qytetin turistik të Pokhara më 15 janar, shkruan BBC.
Ky aksident është cilësuar si më vdekjeprurësi në 30 vjet, teksa në mesin e viktimave ishin edhe dy foshnje.
Avioni në pronësi private u rrëzua në grykën e lumit Seti, vetëm 1.5 kilometra nga aeroporti, duke nxitur një operacion shpëtimi që përfshiu qindra ushtarë nepalezë.
Pilotët besohet se kishin prekur gabimisht levën që kontrollon energjinë në avion dhe nuk kishin arritur të korrigjonin gabimin, pavarësisht sinjalizimit që dha Paneli i Paralajmërimit.
Edhe
Të paktën 100 të vdekur nga përmbytjet në Nepal
Raporti rendit gjithashtu mungesën e trajnimit të duhur teknik dhe të bazuar në aftësi, ngarkesën e lartë të punës dhe stresin si dhe mospërputhjen me procedurat standarde të funksionimit si faktorë që kontribuuan në aksident.
Për dekadën e fundit, Bashkimi Evropian ka ndaluar linjat ajrore nepaleze në hapësira e veta ajrore për shkak të shqetësimeve të sigurisë.