Kërkuesit thonë se kanë hequr dorë nga shpresa për të gjetur të mbijetuar pas katastrofës më të rëndë ajrore të Nepalit në dekada, raportoi të hënën BBC-ja.
Zyrtari lokal, Tek Bahadur, tha se shanset për të gjetur dikë të gjallë ishin "zero".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë bordin e fluturimit të Yeti Airlined nga Katmandu në Pokhara, ishin 72 pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit, i cili u rrëzua të dielën.
Ende nuk dihen rrethanat se si u shkaktua përplasja.
"Ne kemi mbledhur 68 trupa deri më tani. Jemi duke kërkuar për katër trupa të tjerë", tha Bahadur.
Të hënën rreth 300 pjesëtarë të ekipeve të kërkim-shpëtimit filluan kërkimin e tyre.
Kryeministri i Nepalit e ka shpallur të hënën ditë zie kombëtare dhe qeveria ngriti një panel për të hetuar shkakun e katastrofës.
Aksidentet e aviacionit nuk janë të rralla në Nepal, shpesh për shkak të pistave të largëta dhe ndryshimeve të papritura të motit që mund të shkaktojnë kushte të rrezikshme.