Një aeroplan i vogël me 22 persona brenda është zhdukur në malet e Nepalit të dielën, njoftoi “Al Jazeera”.
Avioni i “Tara Airlines”, i cili është nisur në një fluturim të planifikuar 15-minutësh për në qytetin malor të Jomsomit, u ngrit nga Pokhara, 200 km në lindje të Katmandut, por ai humbi kontaktin me kullën e aeroportit menjëherë pas ngritjes.
Zyrtari i policisë, Ramesh Thapa, ka thënë se nuk ka asnjë informacion për aeroplanin, derisa një hetim për të është duke u zhvilluar.
Brenda këtij aeroplani janë 19 pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit.
Phanindra Mani Pokharel, një zëdhënës në ministrinë e punëve të brendshme, ka thënë se dy helikopterë janë vendosur për operacion kërkimi, por ende nuk ka asnjë rezultat.
“Moti i keq ka të ngjarë të pengojë operacionin e kërkimit. Dukshmëria është aq e dobët sa nuk mund të shihet asgjë”, ka thënë Pokharel.
-
Konfirmohet vdekja e 14 personave nga rrëzimi i aeroplanit në Nepal
-
Të paktën 18 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Nepal, piloti i mbijetuari i vetëm
-
Rrëzimi i avionit në Nepal, s’ka shpresë për të gjetur të mbijetuar
-
16 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Nepal
-
Gjendet trupat e 20 personave pas përplasjes së aeroplanit në Nepal