Cooper Noriega, një yll i TikTokut me më shumë se 1.7 milionë ndjekës në aplikacion, ka vdekur në moshën 19-vjeçare, shkruan Sky News.
Ai u gjet i vdekur në Kaliforni, në orët e hershme të mëngjesit të së premtes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShkaku i vdekjes së tij nuk është bërë i ditur dhe çështja është ende nën hetim.
Noriega kishte bërë disa video në lidhje me betejat e tij me shëndetin mendor dhe varësinë.
Të dielën e kaluar ai njoftoi se po krijonte një grup për njerëzit që të flisnin për përvojat e tyre me shëndetin mendor në platformën e mesazheve Discord.