Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjendet i vdekur oficeri koreano-jugor, hetohej për reagimin e Policisë në stampedon e Seulit

Oficer i policisë koreano-jugore, i cili ka qenë nën hetim rreth reagimit të Policisë, në natën kur nga stampedo në ndejën e “Natës së Shtrigave” në Seul të Koresë së Jugut humbën jetën 156 persona, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.

Dyshimet e para janë se ai ka bërë vetëvrasje.

55-vjeçari, i identifikuar si Inspektor Jeong, ishte një oficer i inteligjencës që punonte në policinë lokale.

Jeong ishte në mesin e të dyshuarve në hetimin në lidhje me reagimin e policisë ndaj stampedos.

Ai u pezullua të mërkurën, pasi dyshohet se kishte mbuluar të metat e policisë.

Edhe Mijëra njerëz mblidhen në vigjilje për viktimat në Seul Botë Mijëra njerëz mblidhen në vigjilje për viktimat në Seul

Jeong u akuzua për urdhërimin e kolegëve për të fshirë një raport të inteligjencës - shkruar përpara ngjarjes së Halloweenit - i cili paralajmëroi për mundësinë e një incidenti të rëndë.

Mediat lokale kanë raportuar se një anëtar i familjes e gjeti të vdekur oficerin në shtëpinë e tij në Seulin verior të premten. Policia po heton rrethanat e vdekjes së tij. / BBC