Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mijëra njerëz mblidhen në vigjilje për viktimat në Seul

Mijëra qytetarë të Koresë së Jugut u mblodhën në qendër të Seulit për të mbajtur vigjilje me qirinj për viktimat e shtypjes së turmës javën e kaluar.

Qytetarët e kanë kritikuar gjithashtu Qeverinë e Koresë së Jugut për mungesën e udhëzimeve të duhura për katastrofën dhe dështimin për të menaxhuar turmën në natën e përplasjes.

Ka kaluar një javë nga tragjedia, ku humbën jetën më shumë se 150 persona.

Shefi i policisë së Koresë së Jugut e ka pranuar se autoriteti kishte dështuar në parandalimin e rritjes së turmës gjatë festimeve në Seul, duke thënë se oficerët nuk i trajtuan në mënyrë efektive thirrjet e mëparshme të urgjencës për fatkeqësinë e afërt.