Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkon në mbi 150 numri i të vdekurve në Seul

Të paktën 151 njerëz kanë vdekur në një përplasje në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, pasi turma të mëdha të Halloweenit janë mbledhur në një rrugë të ngushtë të këtij qyteti, shkroi BBC-ja të dielën.

Edhe 82 të tjerë raportohet të jenë plagosur në incidentin e ndodhur në zonën e jetës së natës Itawon, ku nisën festimet e para të Halloweenit për këtë vit.

Shumica e të vdekurve janë adoleshentë ose në të 20-tat e tyre. 19 prej tyre ishin të huaj.

Shkaku i këtij incidenti vdekjeprurës ende nuk është përcaktuar.

Pas mbajtjes së një takimi urgjent, presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, urdhëroi të ngrihej një grup pune për të ndihmuar në trajtimin e të plagosurve. Ai gjithashtu nisi një hetim për shkakun e kësaj ngjarje.

Edhe Nëntë të vdekur pasi një veturë përplas një turmë njerëzish në Seul Botë Nëntë të vdekur pasi një veturë përplas një turmë njerëzish në Seul

Me këtë numër të të vdekurve, kjo ngjarje njihet si fatkeqësia më vdekjeprurëse në Korenë e Jugut që nga viti 2014, kur trageti Sewol u fundos duke mbytur më shumë se 300 njerëz.