Të paktën tre persona kanë vdekur në Korenë e Jugut e shtatë të tjerë janë lënduar pasi një pjesë e urës që po ndërtohej u shemb të martën.
VIDEO:
Kjo ka ndodhur në qytetin Anseong, 70 kilometra nga Seuli, kur pesë struktura mbështetëse prej 50 metrash nga çeliku u shembën, derisa në anën tjetër po vendosej me vinç.
TheGuardian ka publikuar momentin e shembjes së urës. Agjencia Kombëtare e Zjarrfikësve të Koresë së Jugut njoftoi për rastin, derisa një person dyshohet se ka mbetur nën rrënoja.
Presidenti në detyrë, Choi Sang-mok, bëri thirrje për mobilizim të të gjithë personelit.
Artikuj të ngjashëm
-
14 të vdekur e 60 të lënduar nga zjarri në një fabrikë të pjesëve për vetura në Kore të Jugut
-
Të paktën 14 të vdekur nga përmbytjet në Korenë e Jugut
-
Arrin në 24 numri i të vdekurve nga zjarret në Korenë e Jugut
-
Nëntë të vdekur pasi një veturë përplas një turmë njerëzish në Seul
-
Momenti kur shpërthen zjarri në fabrikën e baterive që la 23 të vdekur