Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka shprehur ngushëllime familjeve të të vdekurve në stampedon në qendrën e kryeqytetit të Koresë së Jugut, gjatë festimeve të “Natës së Shtrigave”.
Deri pak para mesnate është raportuar për 146 të vdekur e më shumë se 150 të lënduar si pasojë e stampedos në turmën prej rreth 100 mijë personash. Qytetarët ishin mbledhur në masë të madhe, pasi ishte festa e parë e organizuar pa maska, që kur ka shpërthyer pandemia.
“E trishtuar nga tragjedia që ka ndodhur në Seul. Me mendje jemi me të dashurit e atyre që kanë vdekur dhe me popullin e Koresë së Jugut. U urojmë shërim të shpejtë të lënduarve dhe forcë për ekipet emergjente”, ka shkruar ajo në Twitter.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani: Tronditës lajmi i vdekjes së dhjetëra të rinjve në Maqedoninë e Veriut
-
Osmani shpreh ngushëllime për viktimat pas përplasjes së helikopterit me aeroplanin në SHBA
-
Liderët politikë të Kosovës solidarizohen me Gjermaninë
-
Nëntë të vdekur pasi një veturë përplas një turmë njerëzish në Seul
-
Osmani për sulmin në Pragë: Jemi me familjet e viktimave