Gjashtë persona janë plagosur si pasojë e një sulmi ajror izraelit në qytetin jugor të Nabatiehit, në Libanin jugor, ka njoftuar agjencia shtetërore e lajmeve e Libanit.
Sulmi ajror goditi katin e fundit të një ndërtese katërkatëshe në qytet, vend i cili u shënjestrua disa herë në muajt e fundit.
Politikani Hani Kobeissy, i cili përfaqëson qytetin, u tha gazetarëve gjatë një vizite në zonë se ndërtesa është shtëpi e civilëve, duke shtuar se militantët nuk kanë prani atje.
Më shumë se 500 njerëz janë vrarë në Liban nga sulmet izraelite që nga 8 tetori, shumica prej tyre luftëtarë të Hezbollahut dhe grupeve të tjera të armatosura, por edhe më shumë se 100 civilë.
Në veri të Izraelit, 23 ushtarë dhe 26 civilë janë vrarë nga sulmet nga Libani, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.
-
Të paktën 12 të vrarë nga sulmet izraelite në Liban
-
Katër të vrarë dhe 20 të tjerë të plagosur nga sulmet izraelite në Liban
-
Nëntë persona vriten pas sulmeve izraelite, përfshirë ushtarakë
-
Sulmet izraelite vrasin 10 persona në Liban, përfshirë një fëmijë
-
Gjashtë persona vriten në sulmin izraelit në Liban, ndërsa SHBA-ja insiston se po funksionon armëpushimi