Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) i Iranit ka thënë se përgjigjja e tij ndaj sulmeve të Shteteve të Bashkuara ndaj objekteve bërthamore iraniane do të "shkaktojë keqardhje të thellë".
"Akti i sotëm i agresionit nga regjimi terrorist amerikan i ka dhënë Republikës Islamike të Iranit të drejtën legjitime për të vepruar në vetëmbrojtje, duke përfshirë edhe përmes opsioneve që shkojnë përtej llogaritjeve iluzive të koalicionit agresor", thuhet në një deklaratë të IRGC-së e botuar në agjencinë shtetërore të lajmeve Tasnim të Iranit, raporton CNN.
IRGC-ja ka trajnuar, armatosur dhe financuar rrjetin e përfaqësuesve iranianë që shtrihen në Lindjen e Mesme.
"Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike është i njohur mirë me realitetet e kësaj lufte hibride në shkallë të plotë dhe nuk do të frikësohet kurrë nga zhurma e Trumpit ose bandave kriminale që sundojnë Uashingtonin dhe Tel Avivin", thuhet më tej në deklaratë.
SHBA-ja ka sulmuar të shtunën vonë tri objekte bërthamore të Iranit, Fordoë, Netanz dhe Esfahan.
Irani ka paralajmëruar për pasoja menjëherë pas sulmit.
SHBA-ja godet Iranin
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sulmuar tri objekte...-
Garda iraniane paralajmëron se sulmet e SHBA-së do të çojnë në ofensivë në shkallë të plotë
-
Nëse SHBA-ja kalon vijat e kuqe përgjigja jonë do të shkojë përtej rajonit, paralajmëron Irani
-
SHBA-ja kryen sulme të “rënda“ ndaj Iranit, lufta zgjerohet në më shumë vende
-
Irani i kundërpërgjigjet SHBA-së me sulme të reja
-
Irani fajëson autoritetet amerikane për shkelje të armëpushimit