Shtetet perëndimore kanë shprehur zemërimin për devijimin e detyrueshëm të një aeroplani ku ishin aktivistë bjellorusë në një fluturim brenda BE-së të dielën.
Liderët e BE-së do të diskutojnë atë që është quajtur “rrëmbim” dhe Departamenti i Shtetit të SHBA-së tha se është një “veprim tronditës”, raporton BBC.
Bjellorusia detyroi një aeroplan, që ishte paraparë të ateronte në Lituani, të ulej në Minsk, duke pretenduar për një kërcënim me bombë në aeroplan.
U arreëstua gazetari dhe aktivisti bjellorus Roman Protasevich.
26-vjeçari ishte në aeroplanin e Ryanairit që po fluturonte nga Athina. Aeroplani ishte paraparë të ulej në Vilnius, por ishte akoma në hapësirën ajrore bjelloruse, kur autoritetet bjelloruse e dërguan një aeroplan luftarak dhe e devijuan atë për në Minsk.
Edhe
SHBA-ja akuzon katër zyrtarë të Bjellorusisë për pirateri të avionëve
Dëshmitarët thanë se aktivisti ishte shumë i frikësuar dhe u tha bashkudhëtarëve se do të përballej me dënimin me vdekje.
Mediumet shtetërore në Bjellorusi raportuan se presidenti Alexander Lukashenko vet kishte dhënë urdhrin për këtë devijim. Aeroplani u ul në Vilnius me gjashtë orë vonesë.