Franca ka paralajmëruar presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, që të mos i kërcënojë “kufijtë sovranë” të Bashkimit Evropian.
Reagimi vjen pasi Trump të martën kishte refuzuar t’i përjashtojë veprimet ushtarake për ta marrë nën kontroll Grenlandën, një territor autonom i Danimarkës. Danimarka është anëtare e BE-së.
Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noel Barrot, tha për radion “France Inter”, se “nuk bëhet as fjalë që BE-ja të lejojë vendet e tjera në botë, kushdo qofshin ato, t’i sulmojnë kufijtë e saj sovranë”.
Ai shtoi se megjithëse s’beson se SHBA-ja “do ta pushtojë” Grenlandën, “ne kemi hyrë në një epokë që po sheh kthimin e ligjit të më të fortëve”.
-
Macroni thotë se uniteti i Evropës funksionoi kundër kërcënimeve të Trumpit
-
Macroni i përgjigjet Trumpit
-
Çështja e Grenlandës - Mblidhen sot ambasadorët e BE-së për shkak të tarifave të Trumpit
-
Kërcënimi i Trumpit me tarifa për Grenlandën konsiderohet i papranueshëm për Evropën
-
Trumpi kërcënon vendet që s’e mbështesin për Grenlandën: Mund t’u vendos tarifa të ashpra