Sindikatat franceze kanë vazhduar grevat, ndërsa përpiqen të ushtrojnë presion mbi kryeministrin e ri, Sebastien Lecornu, që të rishqyrtojë shkurtimet buxhetore dhe të marrë në konsideratë një formë të taksës mbi pasurinë për super të pasurit.
Vonesa e kabinetit të ri të kryeministrit Lecornu ka ngrehur pakënaqësi te partitë opozitare dhe sindikatat për shkurtimet buxhetore dhe mbrojtjen e shërbimeve publike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMes 500,000 dhe 1 milion demonstruesve janë futur në grevë më 18 shtator. Ndërsa të enjten greva u pasua edhe me 240 marshe në qytete të ndryshme. Rreth 70,000 policë janë mobilizuar, raportoi Guardian.
Lecornu, aleat i ngushtë i presidentit Emmanuel Macron, pritet ta mbajë fjalimin e parë para parlamentit javën e ardhshme dhe ta formojë qeverinë e re.
Detyra e tij e parë është buxheti për vitin 2026. Por, ka paqartësi për formën që do të ketë ligji. Lecornu ka përjashtuar mundësinë e krijimit të një formë të re takse të pasurisë, si dhe propozimin për 2% takse mbi më të pasurit e Francës sipas buxhetit 2026.
Sindikatat kërkojnë pezullim të ndryshimeve në sistemin e pensioneve, të miratuara më 2023, si dhe një shqyrtim të plotë të tij.