Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Evropa paralajmëron “sanksionet më të ashprat” ndonjëherë ndaj Rusisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se sanksionet e BE-së do të synojnë sektorët strategjikë të ekonomisë së Rusisë.

“Ne do të ngrijmë asetet ruse në BE dhe do të ndalojmë aksesin e bankave ruse në tregun tonë financiar. Kjo është krijuar për të marrë një taksë të rëndë në aftësinë e Kremlinit për të financuar luftën”, ka shkruar ajo në Twitter.

"Nuk do të lejojmë që presidenti Putin të shkatërrojë arkitekturën e sigurisë së Evropës. Ai nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë dhe forcën e demokracive tona. Bashkimi Evropian qëndron përkrah Ukrainës dhe popullit të saj. Ukraina do të fitojë", shtoi ajo.

Ndërsa përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, ka thënë se do të vendosë "paketën më të ashpër të sanksioneve të zbatuara ndonjëherë" ndaj Rusisë.

Rusia ka nisur në orët e hershme të mëngjesit ofensivën ndaj Ukrainës. Në Donetzk janë dëgjuar shpërthime, ndërsa po ashtu shpërthime janë dëgjuar edhe në kryeqendër të Ukrainës, Kiev.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një adresim televiziv në orët e hershme të së enjtes ka njoftuar për operacion ushtarak në rajonin e Donbasit. Ai ka bërë adresimin në të njëjtën kohë kur po mbahej Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Edhe Von der Leyen: Sanksionet tona do të degradojnë ekonominë e Rusisë në fusha të ndryshme Botë Von der Leyen: Sanksionet tona do të degradojnë ekonominë e Rusisë në fusha të ndryshme

Putin u ka bërë thirrje ushtarëve ukrainas në Donbas që të dorëzohen, ndërsa ka thënë se për çdo gjakderdhje është faji i Ukrainës.