Botë

Rusia po tallet me përpjekjet për paqe, thotë von der Leyen

Von Der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se është "e indinjuar nga sulmi ndaj Kievit të enjten që goditi edhe zyrat e BE-së”.

“Ky ishte sulmi më vdekjeprurës me dronë dhe raketa në kryeqytet që nga korriku... ishte sulm edhe ndaj delegacionit tonë të BE-së. Sapo fola me zëvendësambasadorin tonë dhe jam e lehtësuar që asnjë nga stafi ynë nuk u lëndua”, ka deklaruar ajo.

Në një postim të mëparshëm në X, von der Leyen i përshkroi sulmet ndaj Kievit si "një natë tjetër të bombardimeve të pamëshirshme të Rusisë".

Ajo paralajmëroi se "Rusia duhet të ndalojë menjëherë sulmet e saj diskriminuese ndaj infrastrukturës civile" dhe i bëri thirrje Putinit të "bashkohet me negociatat për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme".

Ndërtesa diplomatike e BE-së në Kiev është goditur nga sulmet e Rusisë gjatë natës në disa zona të kryeqytetit ukrainas.

Të paktën 15 persona kanë mbetur të vdekur, në mesin e tyre katër fëmijë, dhe dhjetëra të tjerë të plagosur si pasojë e sulmeve.

Lexo përditësimet tjera
Kiev

Tetë të vdekur, mes tyre dy fëmijë nga një sulm masiv rus në Kiev

Të paktën tetë persona kanë mbetur të vdekur dhe 45 të tjerë të plagosur si pasojë...