Bashkimi Evropian do t’ia bëjë sa më të vështirë që është e mundur për Krelminin që të vazhdojë me veprimet agresive në Ukrainë, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një konferencë të përbashkët me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg dhe presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.
Von der Leyen në konferencë në Bruksel ka thënë se “Rusia do të mbahet përgjegjëse për këtë shkelje mizore të sovranitetit të Ukrainës dhe integritetit territorial”.
Von der Leyen ka thënë se ka biseduar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë të cilës Zelensky ka pyetur për ndihmën që mund ta japë komunitetin ndërkombëtar.
BE-ja pritet të vendosë sanksione të mëdha ndaj Rusisë më vonë sot.
Do të përfshihen sanksione financiare që do të limitojnë qasjen e Rusisë në tregun kapital e po ashtu do të godasin ekonominë e Rusisë.
E me pakon tjetër të sanksioneve do të limitohet qasja e Rusisë në teknologjinë vendimtare, ka thënë von der Leyen.
“Masat tona do të dobësojnë pozitën teknologjike të Rusisë në zona kyçe”, ka thënë von Der Leyen. “Këto do të degradojnë seriozisht ekonominë e Rusisë në gjitha fushat në të ardhmen. Më lejo të tregohem e qartë. Është presidenti Putin që duhet t’ia shpjegojë këtë qytetarëve. E di se rusët nuk dua këtë luftë. Kremlini është në dijeni se unitetit evropian është forca jonë më e madhe. Për këtë arsye ka tentuar sa më shumë që të na ndajë. Ka arritur të kundërtën. Jemi më të bashkuar se kurrë dhe më të vendosur se kurrë”.