Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, raportohet të jetë bërë pjesë e takimit midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij të Sirisë, Ahmed Al-Sharaa të mërkurën në Riad të Arabisë Saudite.
Agjencia turke e lajmeve Anadolu ka raportuar se Erdogani i është bashkuar takimit përmes një videolidhjeje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë takim ishte pjesëmarrës edhe Princi saudit i Kurorës, Mohammed bin-Salman.
Takimi Trump- Al-Sharaa, është i pari mes liderëve të SHBA-së dhe Sirisë, që nga viti 2000.
Takimi vjen një ditë pas njoftimit nga Trumpi se do t'i heqë sanksionet ndaj Sirisë, gjatë një fjalimi të gjatë në Forumin e Investimeve që është mbajtur të martën në Riad.