Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, planifikon të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa në Shtëpinë e Bardhë të hënën, ka bërë të ditur Sekretarja e Shtypit, Karoline Leavitt të martën në një konferencë për shtyp.
Që nga marrja e pushtetit nga Bashar al-Assad dhjetorin e kaluar, Sharaa ka bërë një sërë udhëtimesh ndërkombëtare, teksa qeveria e tij kalimtare kërkon të rivendosë lidhjet e Sirisë me fuqitë botërore që e kishin shmangur Damaskun gjatë sundimit të Assadit.
Trumpi ka kërkuar marrëdhënie të mira me al-Sharaan.
Në qershor presidenti amerikan hoqi shumicën e sanksioneve të SHBA-së kundër Sirisë dhe Trumpi u takua me udhëheqësin sirian kur ai vizitoi Arabinë Saudite majin e kaluar.
"Kur presidenti ishte në Lindjen e Mesme, ai mori vendimin historik për të hequr sanksionet ndaj Sirisë për t'i dhënë atyre një shans të vërtetë për paqe dhe mendoj se administrata, ne kemi parë përparim të mirë në këtë front nën udhëheqjen e tyre të re", ka thënë Leavitt.