Mbrëmjen e 12 janarit, në Topola afër Pançevos ka pasur rrjedhje të amoniakut nga një kamion-cisternë, ka raportuar media shtetërore serbe.
Një person është dërguar në spitalin në Pançevo dhe është trajtuar me oksigjeno-terapi.
Radio Televizioni i Serbisë tha se zjarrfikësit dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe banorët e dhjetëra shtëpive pranë vendit ku ndodhi incidenti janë evakuuar.
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ende nuk është deklaruar për këtë incident.
Mediat lokale në Serbi kanë raportuar se ky incident nuk paraqet rrezik të madh për banorët.
Në fund të dhjetorit , katër nga 20 vagonë që po transportonin amoniak, dolën nga shinat afër Pirotit.
Edhe
Në Serbinë jugore mbyllen shkollat e autostrada pas rrjedhjes së amoniakut
Pas aksidentit, mbi 50 persona u hospitalizuan me simptoma të helmimit.
Më 26 dhjetor, një ditë pas aksidentit, ministri serb i Transportit, Goran Vesiq, tha se aksidenti u shkaktua për shkak të infrastrukturës së dobët./ REL
-
Dyshohet për një të vdekur e 51 të plagosur nga rrjedhja e amoniakut në Pirot të Serbisë
-
Rrokullisën disa vagonë me amoniak në Nish, mbi 50 të lënduar
-
Gjendet mjet shpërthyes në një shtëpi në Rahovec, ndërhyn FSK-ja
-
Një i lënduar nga shpërthimi i bombolës së oksigjenit në Kaçanik, dëme të mëdha në fabrikë