Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dyshohet për një të vdekur e 51 të plagosur nga rrjedhja e amoniakut në Pirot të Serbisë

Një person dyshohet se ka vdekur në Pirot për shkak të rrjedhës së amoniakut nga një vagon i cili u përmbys të dielën, shkruan B92.

Viktima dyshohet të jetë një shtetas turk, drejtues i një kamioni.

Për shkak të simptomave të helmimit janë shtruar 51 persona.

Një vagon me amoniak është përmbysur të dielën në linjën hekurudhore mes Pirotit dhe Stanicenjes dhe me atë rast gazi ka rrjedhur në atmosferë.