Kryeministri kanadez, Mark Carney, ka deklaruar të mërkurën se konflikti në vazhdim në Lindjen e Mesme është një “dështim” i rendit ndërkombëtar dhe se Shtetet e Bashkuara nuk i kishin konsultuar aleatët përpara se të godisnin Iranin.
Forcat amerikane dhe izraelite nisën sulme kundër Iranit të shtunën, pasi negociatat mbi programin bërthamor të Teheranit ngecën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQë atëherë, lufta është përhapur përtej kufijve të Iranit, me sulme iraniane që kanë goditur shtete të Gjirit, përfshirë Bahreinin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin, si dhe ambasadat amerikane në Arabinë Saudite dhe Kuvajt, duke detyruar Uashingtonin të mbyllë misionet diplomatike në të gjithë rajonin.
“Konflikti aktual është një tjetër shembull i dështimit të rendit ndërkombëtar, pavarësisht dekadave të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, punës së Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike në një seri sanksionesh dhe kornizash diplomatike”, ka thënë Carney gjatë një vizite në Australi, në një fjalim në institutin kërkimor Loëy Institute në Sidnei.
“Kërcënimi bërthamor i Iranit mbetet, dhe tani Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë vepruar pa përfshirë OKB-në apo pa u konsultuar me aleatët, përfshirë Kanadanë”, ka shtuar ai.
Më herët, Carney bëri thirrje për qetësi në Lindjen e Mesme dhe tha se të gjitha vendet e përfshira në armiqësi, përfshirë SHBA-në dhe Izraelin, duhet të respektojnë rregullat ndërkombëtare të angazhimit.
“Kanadaja bën thirrje për një ulje të shpejtë të përshkallëzimit të armiqësive dhe është e gatshme të ndihmojë në arritjen e këtij qëllimi”, u ka thënë Carney më tej gazetarëve.