Një valë e re tarifash amerikane për një gamë të gjerë mallrash kanadeze ka hyrë në fuqi të shtunën pas një ndërprerjeje të minutës së fundit në bisedimet tregtare. Duke njoftuar pezullimin e negociatave pak para afatit të së premtes në mbrëmje, kryeministri kanadez Mark Carney tha se do të vendoste tarifa reciproke për mallrat amerikane "dollar për dollar".
Carney tha se ndryshimet e minutës së fundit në kushtet e propozuara nga SHBA-ja ishin të padrejta, joekonomike dhe vunë në pikëpyetje besueshmërinë e çdo marrëveshjeje. Negociatorët tregtarë ishin angazhuar në bisedime intensive që nga korriku, pasi presidenti amerikan, Donald Trump kërcënoi të vendoste një taksë prej 50% për gati 20 miliardë dollarë importe kanadeze deri më 19 gusht.
Trump i kishte ndaluar përkohësisht këto tarifa më parë gjatë javës, duke thënë se të dy palët ishin afër nënshkrimit të një marrëveshjeje tregtare që ishte "shumë e mirë" për të dy vendet. Por disa minuta para afatit të fundit për një marrëveshje, Carney tha se ndërsa ishte bërë "përparim i rëndësishëm" në bisedime, nuk ishte e mjaftueshme për të përmbushur objektivat për kanadezët. Ai tha se si rezultat i kësaj ka vendosur pezullimin e negociatave tregtare me SHBA-në dhe i ka udhëzuar negociatorët të kthehen në Ottawa.
"Ndryshimet e minutës së fundit në kushtet e propozuara nga SHBA-ja ishin të padrejta, joekonomike dhe vunë në pikëpyetje besueshmërinë e çdo marrëveshjeje", theksoi ai.
-
Ontario do ta ndalë transmetimin e reklamës që acaroi Trumpin
-
Bëhet i ditur ekipi amerikan negociues, e Irani ende s’e ka konfirmuar pjesëmarrjen
-
Ministri iranian shpreh “mosbesim të thellë” në SHBA-në
-
Bëhet “përparim i rëndësishëm” në negociatat mes SHBA-së dhe Iranit
-
Trump: SHBA-ja do ta marrë uraniumin e Iranit në një formë a tjetër