Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dyshohet se “Sheherzadja” 700-milionëshe është e Putinit

Për disa muaj, superjahti gjashtëkatësh ka zënë vend në bregdetin e Toskanës në Itali, duke nxitur diskutime për pronarin e pasur.

“Është jahti më i madh që kam parë ndonjëherë këtu”, ka thënë Suzy Dimitrova, që ka një anije në marinë. “Ka non-stop njerëz që e pastrojnë. Herën e fundit e pash të ndalur këtu vitin e shkuar. Të gjithë jemi duke menduar se kush është pronari”.

“Sheherzadja”, që besohet se ka vlerë 700 milionë dollarë, po hetohet nga autoritetet italiane për lidhje të mundshme me oligarkët e sanksionuar rusë. Dhe aktivistët që punojnë me liderin opozitar rus, të burgosurin Alexei Navalny, nuk kanë dyshime se pronar i jahtit është presidenti rus, Vladimir Putin.

Image

Të hënën, gazetarja hulumtuese, Maria Pevchikh, dhe aktivisti anti-korrupsion, Georgy Alburov, kanë thënë se të gjithë anëtarët e ekupiazhit, bazuar në një listë me datë të dhjetorit 2020, ishin rusë, pos kapitenit. Në një video në YouTube ata kanë deklaruar se një pjesë e stafit të jahtit ka punuar për Shërbimin e Mbrojtjes Ruse, agjenci që merret me sigurinë e zyrtarëve të lartë, përfshirë Putinin.

Aktivistët, që kanë kërkuar nga autoritetet italiane të konfiskojnë jahtin, kanë thënë se këto dëshmi mjaftojnë për të vërtetuar se prona është e Putinit.

Brenda jahtit luksoz ka pishina, hapësira masazhi e spa.

Edhe Superjahti rus kalon pa problem bllokadën në Ngushticën e Hormuzit Botë 2 muaj më parë Superjahti rus kalon pa problem bllokadën në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesë për ta konfiskuar jahtin ka bërë edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.