Dy agjentë të inteligjencës italiane dhe një pjesëtar i forcave izraelite në pension ishin në mesin e katër viktimave të cilët humbën jetën pas përmbysjes së një varke në liqenin Maggiore në Italinë veriore.
Në barkë ka vdekur edhe Anya Bozhkova, gruaja e kapitenit të varkës.
Anija me më shumë se 20 turistë dhe ekuipazh u mbyt nga erërat e forta.
Sipas mediave italiane, varka kishte rreth 25 persona që po festonin ditëlindjen kur një stuhi ra mbi liqen, e cila më vonë u shndërrua në një “uragan të vogël”.
Varka u përmbys të dielën në mbrëmje midis qyteteve Sesto Calende dhe Arona.
Zhytësit e shpëtimit dhe një helikopter u përpoqën për të ndihmuar. Pesë persona u dërguan në spital.
Artikuj të ngjashëm
-
Të paktën 11 të vdekur nga përmbysja e një varke me emigrantë në Mesdhe
-
Gjendet trupi i njërit prej të zhdukurve si pasojë e përmbytja së varkës afër Sicilisë
-
Nëntë të vdekur nga përmbysja e varkës në Lampedusa
-
23 të vdekur e gjashtë të zhdukur nga përmbysja e një varke në Filipine
-
Italia po mundohet të shpëtojë 1200 emigrantë të cilët po udhëtojnë me dy varka peshkimi