Të paktën 23 persona kanë mbetur të vdekur dhe gjashtë të tjerë janë zhdukur, si pasojë e përmbysjes së një varke afër kryeqytetit të Filipineve, raportoi të enjten “Al Jazeera”.
Varka është përmbytur në liqenin Laguna pranë Manilës, disa orë pasi tajfuni Doksuri ka përfshirë veriun e Filipineve.
“Anija kishte leje për të lundruar. Nuk kishte stuhi në zonë”, ka thënë para gazetarëve zëdhënësi i rojës bregdetare, Armando Balilo.
Ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin të gjallë nga uji 40 të mbijetuar.
Mbytja e varkës solli numrin e të vdekurve nga moti i keq në të paktën 30. Nëntë persona u raportuan të vdekur më herët, kryesisht për shkak të rrëshqitjeve të dheut, përmbytjeve dhe rrëzimit të pemëve.
-
Të paktën 11 të vdekur nga përmbysja e një varke me emigrantë në Mesdhe
-
Shkon në të paktën 32 numri i të vdekurve nga tërmeti në Filipine
-
53 migrantë të vdekur ose zhdukur nga përmbysja e një varke pranë Libisë, mes tyre dy foshnje
-
Tajfuni “Fung-wong” godet Filipinet, të paktën 2 të vdekur e 1.4 milion të zhvendosur
-
Mbi 1 milion të evakuuar në Filipine në pritje të tajfunit Fung-wong