Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u implikua nga një punëtor i tij në rastin e dokumenteve të klasifikuara, bazuar në dokumentet e gjykatës, raporton BBC.
Yuscil Taveras, drejtor i IT-së që është identifikuar si punëtor numër 4 i Trumpit në dokumentet ligjore, kishte ndryshuar dëshmojnë e tij pasi ndërroi avokatët, thonë prokurorët.
Ai tash akuzon Trumpin dhe dy ndihmësit e tij për “tentim për të fshirë xhirimet e kamerave të sigurisë”, thuhet në dokumentet gjyqësore.
Trump 77-vjeçar përballet me 40 akuza në këtë rast.
Trump dhe këshilltari i tij i ngushtë }alt Nauta dhe punonjësi i mirëmbajtjes në virën e tij Mar-a-Lago, Carlos de Oliviera, janë deklaruar të pafajshëm.
Trump akuzohet se ka keqpërdorur dokumente të klasifikuara në shtëpinë e tij në Florida, Mar-a-Lago dhe tentoi të fshihte krimin duke fshirë xhirimet.
-
Punonjësi i Mar-a-Lagos paraqitet për herë të parë në gjykatë për dokumentet e klasifikuara
-
Trump akuzohet se kërkoi fshirjen e incizimeve lidhur me dokumentet e klasifikuara
-
FBI-ja heq nga puna agjentët që e hetuan Trumpin
-
Bolton deklarohet i pafajshëm për akuzat për shpërndarje të informacionit të klasifikuar
-
Trumpi shpallet fajtor në gjyqin historik