Një diplomat iranian është dënuar për një komploti për të sulmuar me bombë në një marsh të madh francez të organizuar nga një grup opozitar në mërgatë, shkruan BBC.
Assadollah Assadi 49-vjeçar, që ka punuar në Ambasadën e Iranit në Vjenë, është dënuar me 20 vjet burgim nga një gjykatë në Antwerp të Belgjikës.
Tre tjerë po ashtu u gjykuan. Të tre janë arrestuar pas një operacioni të përbashkët nga forcat policore gjermane, franceze e belge.
Është hera e parë që një zyrtar iranian është përballur me akuza të tilla në BE që nga revolucioni i vitit 1979.
Franca ka fajësuar ministrinë e inteligjencës së Iranit për sulmet e planifikuara dhe reagoi duke ngrirë asetet e dy zyrtarëve të lartë iranianë. Tehrani insiston se ky komplot është fabrikim.
-
Belgjika shkëmben të burgosurit me Iranin, ia kthen diplomatin ekspert të bombave
-
Irani dënon një belg me 40 vjet burgim dhe 74 fshikullime
-
Turisti francez dënohet me 8 vjet burgim në Iran për spiunazh
-
Belgjika nxjerr para drejtësisë zyrtarin iranian të akuzuar për terrorizëm
-
Irani ekzekuton të dënuarin për bashkëpunim me Izraelin dhe SHBA-në