Një gjykatë në Iran ka dënuar një punonjës humanitar belg me 40 vjet burgim dhe 74 fshikullime.
Olivier Vandecasteele u dënua për spiunazh kundër Iranit, bashkëpunim me qeverinë amerikane, kontrabandë me valuta dhe pastrim parash, raportoi BBC.
Ai mohoi secilën akuzë dhe Belgjika i quajti akuzat “të fabrikuara”.
Irani dëshiron ta shkëmbejë 41-vjeçarin me diplomatin Assadollah Assadi, të cilin Belgjika e burgosi vitin e kaluar për komplot për bombardimin e një grupi opozitar në mërgim që ishte tubuar.
Muajin e kaluar, Gjykata Kushtetuese e Belgjikës suspendoi një traktat kontrovers për shkëmbimin e të burgosurve.
Edhe
Belgjika shkëmben të burgosurit me Iranin, ia kthen diplomatin ekspert të bombave
Vandecasteele punoi për gjashtë vjet në Iran për Këshillin norvegjez të Refugjatëve dhe agjenci të tjera humanitare.
Ai la vendin vitin e kaluar, por u kthye në shkurt edhe pasi qeveria belge e këshilloi të mos shkonte, por ai tha se do ta mbyllte apartamentin e tij në Teheran.