Një turist francez është dënuar me tetë vjet burgim në Iran për spiunazh, ka njoftuar avokati i tij, raporton BBC.
Benjamin Briere 36-vjeçar u arrestua në maj të vitit 2020 pasi fluturoi një dron në afërsi të kufirit Iran – Turkmenistan.
Ministria e Jashtme e Francës e quajti dënimin e tij të papranueshëm dhe ka thënë se nuk ka asnjë bazë në këto fakte.
Avokati i Brieres, Philippe Valent, ka thënë se klienti i tij është dobësuar pasi është futur në grevë urie nga dhjetori.
“Ai nuk kishte gjykim fer”, ka thënë avokati i tij.
Briere u gjykua me dyer të mbyllura në Gjykatën Revolucionare në qytetin lindore Mashhad. Valent thotë se klienti i tij nuk ishte informuar plotësisht me akuzat që rëndonin ndaj tij.
Edhe
Dy britanikë dënohen nga gjykata në Iran për spiunazh
Ai është dënuar për tetë muaj tjerë për shkak të propagandës kundër sistemit islamik iranian.
Familja e Brieres ka insistuar në pafajësinë e tij dhe ka thënë se po përdoret si peng politik.