Një punëtor belg është liruar nga Irani në shkëmbimin e rrallë të të burgosurve mes dy shteteve. Olivier Vandecasteele është bashkuar me familjen e tij në bazën ajrore në Melsbroek, raporton agjencia AP.
Zyrtarët belgë kanë thënë të premten se Teherani ka liruar punëtorin në shkëmbim të diplomatit iranian, Assadollah Assadi. Vandecasteele ishte arrestuar në Iran në shkurtin e vitit 2022 teksa po bëhej gati për t’u kthyer në Belgjikë. Ai ka punuar me Këshillin Norvegjez për Refugjatët mes viteve 2015-2021. Irani e kishte dënuar me burgim dhe 74 goditje me kërbaç pasi ishte shpallur fajtor për spiunim. Ai gjithashtu ishte gjobitur me 1 milion dollarë.
Familja e tij dhe Qeveria belge i kanë mohuar akuzat e Iranit se ai ishte spiun i shtetit belg. Për këto akuza, Irani asnjëherë nuk kishte ofruar prova. Ndërkaq në vitin 2021, Belgjika e kishte dënuar Assadin për sulmin me bombë ndaj një grupi opozitar Iranian që po fshihej në Francë. Ai ishte dënuar me 20 vjet burgim. Në vitin 2018 ishte kapur nga policia belge me 550 gramë eksploziv dhe një detonator. Ai gjithashtu kishte bërë përpjekje të eliminonte edhe një grup tjetër opozitar të Iranit që njihet me emrin MEK.
-
Irani dënon një belg me 40 vjet burgim dhe 74 fshikullime
-
Realizohet shkëmbimi i të burgosurve mes SHBA-së e Iranit, pas lirimit të aseteve të ngrira iraniane
-
Borrelli e pranon se një diplomat suedez i BE-së po mbahet rob në Iran
-
Lehtësim i sanksioneve amerikane për Iranin mes mospajtimeve për programin bërthamor
-
Belgjika synon marrëveshje për burgjet me Kosovën, Osmani takon dy ministre