Pesë të burgosur, lirimin e të cilëve e kërkoi SHBA-ja në shkëmbim të burgosurve me Iranin, janë nisur të hënën nga Tehrani, raporton agjencia AP.
Marrëveshja e shkëmbimit të burgosurve u bë e mundur pasi që SHBA-ja vendosi t’i lirojë afro 6 miliardë dollarë asete të ngrira të Iranit.
Dy persona, përfshirë një zyrtar i lartë i administratës së Joe Bidenit, ka thënë se të burgosurit janë lërguar nga Tehrani.
Ata folën në kushte anonimiteti, pasi shkëmbimi ende po ndodh. Në të dhënat e fluturimeve, shihet që një aeroplan i Qatar Airways është nisur nga aeroporti Mehrabad në Tehran. Ky aeroplan ishte përdorur edhe më herët në shkëmbime.
Aeroplani pritet të aterojë në Doha të Katarit. Ndërkohë uebfaqja “Nour News” ka bërë të ditur se dy të burgosur iranianë kanë arritur tashmë në Doha.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Nasser Kanaani, të hënën në konferencë për media ka konfirmuar se shkëmbimi i të burgosurve do të mundësohet pasi janë liruar 6 miliardë dollarë asete iraniane që ishin ngrirë. Asetet tashmë kanë arritur në Katar.
Edhe“Sa i përket temës së shkëmbimit të të burgosurve, do të ndodhë sot dhe pesë të burgosur, qytetarët të Shtetit Islamik, do të lirohen nga burgjet në SHBA. Pesë të burgosur që ishin në Iran do t’i dorëzohen palës amerikane”, ka thënë Kanaani.
Ai ka thënë se dy prej të burgosurve iranianë do të qëndrojnë në SHBA.
-
SHBA-ja lëviz para drejt marrëveshjes për shkëmbim të të burgosurve me Iranin
-
Irani bën një hap që mund të çojë në shkëmbimin e të burgosurve me SHBA-në
-
SHBA-ja synon përdorimin e aseteve iraniane për riparimin e dëmeve tek aleatët e Gjirit
-
Irani rifilloi fluturimet komerciale nga aeroporti ndërkombëtar i Teheranit