Irani rifilloi të shtunën fluturimet komerciale nga aeroporti ndërkombëtar i Teheranit për herë të parë që nga fillimi i konfliktit me SHBA-në dhe Izraelin rreth dy muaj më parë.
Televizioni shtetëror iranian raportoi se fluturimet ishin planifikuar të niseshin për në Stamboll, kryeqytetin e Omanit, Muskat, dhe qytetin saudit të Medinës.
Irani rihapi pjesërisht hapësirën e tij ajrore në fillim të këtij muaji mes një armëpushimi me SHBA-në, i cili ndaloi luftimet midis dy vendeve.
Hapja e aeroportit vjen në një kohë kur ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, u takua dy herë me udhëheqësit më të lartë ushtarakë dhe politikë të Pakistanit që nga mbërritja e tij në Islamabad të premten në mbrëmje, thanë zyrtarët.
Sipas Ministrisë së Jashtme të Pakistanit, delegacioni iranian po zhvillojnë bisedime me udhëheqësit e lartë të Pakistanit, ndërkaq të dërguarit e SHBA-së pritet të mbërrijnë në Islamabad të shtunën. Zyrtarët nuk kanë specifikuar kohën se kur do të mbërrijnë Steve Witkoff dhe Jared Kushner.
Sinjale të ndryshme për bisedimet Iran-SHBA në Pakistan
-
Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore në pjesën perëndimore të Iranit
-
Hapësira ajrore iraniane rihapet pjesërisht për fluturime ndërkombëtare
-
SHBA-ja dhe Irani pezullojnë sulmet, i hapet rrugë zhvillimit të bisedimeve
-
SHBA-ja nis sulmet kundër Iranit
-
Irani thotë se po rishikon negociatat me SHBA-në pas sulmeve të fundit