Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sinjale të ndryshme për bisedimet Iran-SHBA në Pakistan

Islamabad-bisedimet

Foto: Associated Press

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pakistani rrit masat e sigurisë për bisedimet për paqe

1 o. më parë / 25 pri 2026 08:57
Islamabad

Photo: Associated Press

Teherani zyrtar ka thënë se nuk ka bisedime të planifikuara direkte me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por zyrtarët iranianë janë në Islamabad për diskutime me Pakistanin.

Edhe zyrtarët amerikanë janë nisur drejt kryeqytetit të Pakistanit.

Pakistani tashmë ka rritur masat e sigurisë qëkur më 19 prill, presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se përfaqësues amerikanë do të shkojnë për bisedime.

Ai në Islamabad do t’i çojë emisarët Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

Pamje të masave të sigurisë të shtunën në mëngjes:

Trumpi i çon emisarët në Islamabad, Irani përjashton bisedimet direkte

1 o. më parë / 25 pri 2026 08:37
Donald Trump

Emisarët amerikanë pritet të udhëtojnë drejt Pakistanit gjatë të shtunës, në një përpjekje tjetër për të biseduar për armëpushimin me Teheranin, edhe pse Irani ka përjashtuar mundësinë e negociatave direkte me përfaqësuesit amerikanë.

Përpjekja e fundit për ta ndërmjetësuar armëpushimin vjen në një kohë kur armëpushimi i mëhershëm ka ndalur shumicën e luftimeve, por pasojat ekonomike janë në rritje për shkak të mbylljes së Ngushticës së Hormuzit.

Pakistani është përpjekur t’i ulë sërish në një tavolinë përfaqësuesit e të dyja shteteve, pasi presidenti amerikan Donald Trump njoftoi për zgjatjen e armëpushimit, “në nder të kërkesës së Islamabadit”.

Shtëpi e Bardhë ka njoftuar të premten se Trumpi do ta çojë Steve Witkoffin dhe Jared Kushnerin për ta takuar ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araghchi. Por sapo që Araghchi ka mbërritur në Islamabad, ministria e tij ka thënë se çfarëdo bisedime që mund të mbahen do të jenë indirekte dhe mesazhet do të transmetohen nëpërmjet zyrtarëve pakistanezë.

Araghchi dhe dy emisarët e Trumpit patën zhvilluar bisedime indirekte edhe në Gjenevë më 27 shkurt, mbi programin nuklear të Iranit, por gjithçka përfundoi pa marrëveshje. Të nesërmen, Izraeli dhe SHBA-ja nisën luftën ndaj Iranit.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka thënë për “Fox News” se presidenti ka vendosur t’i çojë dy emisarët në Pakistan “për të dëgjuar Iranin”.

“Sigurisht që kemi parë përparim nga pala iraniane ditëve të fundit”, ka thënë ajo duke mos ofruar detaje të tjera.

Që nga nisja e luftimeve në Iran, më shumë se 3300 persona kanë vdekur vetëm në këtë shtet. E gati 2500 kanë humbur jetën në Liban, në luftimet mes Izraelit dhe grupit militant Hezbollah.