Poznan, 5 korrik – Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov në një konferencë për shtyp në Poznan, ku po mbahet Samiti për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit, deklaroi se hyrja e vendeve të rajonit në BE paraqet kompletimin dhe jo zgjerimin e tij.
“Kur mendojmë për rajonin, mendojmë sikur rajoni kufizohet me BE-në, ndërsa praktikisht rajoni ynë është i rrethuar nga vendet anëtare të BE-së”, tha Dimitrov.
”Kur një ditë këto vende do të meritojnë dhe hyrjen në BE, harta e BE-së nuk do të bëhet më e madhe, fjala zgjerim nuk e reflekton realitetin, fjalë më e mirë është kompletim”, arsyetoi ministri Dimitrov.
Ai gjithashtu theksoi se Procesi i Berlinit, në kuadër të të cilit po organizohet samiti i gjashtë për Ballkanin Perëndimor, nuk është zëvendësim për procesin e anëtarësimit në BE, por përgatitje për të.
Në konferencë të përbashkët për shtyp mes Dimitrovit dhe kolegëve të tij nga Gjermania, Polonia dhe Bullgaria edhe njëherë u konfirmua angazhimi i këtyre vendeve të fillojnë negociatat me Maqedoninë dhe Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur/ ATSH-MIA.
-
Edhe zgjerimi temë e samitit të BE-së
- Testi i Leninit për zgjerimin
- Ballkani, po aq larg nga BE-ja sa edhe para disa vjetësh
- BE-ja e papërfunduar: Integrimi i Ballkanit Perëndimor si një domosdoshmëri gjeostrategjike
-
Deklarata e udhëheqësve të Brdo-Brionit flet për integrimin në BE e emigrimin e të rinjve nga Ballkani