Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dhurata nga Ukraina shpërthen në selinë e Policisë polake

Një dhuratë të cilën e pranoi shefi i Policisë polake gjatë një vizite të fundit në Ukrainë, ka shpërthyer në selinë në Varshavë, duke i shkaktuar lëndime të lehta atij dhe një punonjësi tjetër.

Nuk është thënë se çfarë objekti ka marrë shefi i policisë si dhuratë gjatë vizitës në Ukrainë, raportoi AP.

Komandanti policor u takua me liderët e Policisë ukrainase gjatë dy ditëve, të dielën dhe të hënën.

Pas shpërthimit, “pala polake i ka kërkuar palës ukrainase që të japë shpjegime lidhur me rastin”, ka thënë Ministria e Brendshme.

Polonia është aleat i Ukrainës dhe i ka ofruar mbështetje në disa aspekte që kur Rusia nisi pushtimin në shkurt. Ajo ka dërguar ndihma ushtarake dhe humanitare dhe ka pranuar numër të madh refugjatësh ukrainase.

Artikuj të ngjashëm