Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dhjetëra krokodilë ikin nga një fermë në Kinë gjatë përmbytjeve

Dhjetëra krokodilë kanë ikur nga një fermë në jug të Kinës gjatë përmbytjeve që i shkaktoi tajfuni “Haikui”, kanë njoftuar autoritetet kineze, raporton BBC.

Rreth 75 krokodilë kanë arritur të ikin pas përmbytjeve në Maoming, në provincën Guangdong.

Disa arritën të kape, ndërsa të tjerët u qëlluan për “arsye sigurie”.

Mediumet kineze kanë raportuar se tetë krokodilë janë kapur deri më tash, ndërsa dhjetëra kanë mbetur të lirë.

Qytetarëve në zonat në afërsi u është thënë të qëndrojnë në shtëpi.

Edhe Autoritetet kineze kapin 66 krokodilë që rrezikuan qytetin Botë Autoritetet kineze kapin 66 krokodilë që rrezikuan qytetin

Tajfuni “Haikui” ka goditur Azinë Jugore për më tepër se një javë, duke prekur Kinën, Hong Kongun, Tajvanin e Japoninë.

Shtatë persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë rezultojnë të zhdukur në jug të Kinës.