Aktivistja e mjedisit, Greta Thunberg, u ndaluar nga policia gjermane të martën pas një proteste pranë një miniere thëngjilli.
Ajo, së bashku me disa protestues të tjerë, u ndaluan nga autoritetet gjermane, me dyshimin se dikush hyri brenda minierës.
Por, në mediat e publikuara u pa 20-vjeçarja shumë e qetë dhe e përmbajtur derisa po bartej nga policia gjermane.
Mediumi “AS”, shkroi se Thunberg ishte e lodhur kur po protestonte në rrugën me baltë dhe s’kishte mundësi të lëvizte e vetme.
Thunberg u lirua më pas, derisa në pamje u pa e buzëqeshur nga veprimet e policisë.